Brazil, 20 qershor 2014 – Snobizmi nuk ka më vend te Argjentina, deri dje tifozeria albiceleste nuk është se merrej shumë me kilianët, pasi kanë një ndjesi superioriteti ndaj tyre, në futboll rivaliteti është vetëm me Brazilin. Por tani Argjentina fillon ta shikojë me shqetësim Kilin, për krenarinë e saj do të ishte një goditje e rëndë nëse në botëror shkon më larg se La Seleccion. Ndërkohë tifozët nuk janë ndier dhe aq mirë teksa dëgjuan Maradonën ti bënte elozhe pa fund Kilit ndërsa intervistonte në programin e tij trajnerin Sampaoli. 

“E kishe të qartë në mendje që duke ushtruar presing lartë dhe duke mos i lënë të luanin, spanjollët do të futeshin në krizë, keni qenë të mahnitshëm”. Deri më tani Maradona kurrë nuk kishte rezervuar lëvdata kaq të mëdha për  një kompeticion. Në të njëjtën kohë trajneri i Argjentinës Sabella shikon të bëhet gjithnjë e më antipatik.. Stërtvitje të mbyllura për mediat dhe lojtarë jo protagonistë para kamerave.

I vetmi yll që foli pas fitores me Bosnjen ishte Messi që deklaroi “ me tre sulmues luajmë më mirë, është ky moduli me të cilin duhet të luajmë”, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë punën e Sabellas që në fillim e kishte nisur me modulin 3-5-2. Me Iranin është thuajse e sigurt se Argjentina do ta nisë me tredhëmbëshin e përforcuar, pra me Di Marian pas sic i pëlqen Messit. Është kjo ajo që kanë parë gazetarët dukie spinuar stërvitjen nga kodra sipër fushës stërvitore. Sic kanë parë edhe Mascheranon që doli para fundit të seancës sëtrvitore me një qese akulli në gju. Argjentina në ankth por duket se nuk ka asgjë serioze pasi ndërkohë Mascherano mbrojti dhe yllin e skuadrës Lionel Messi duke hedhur poshtë aludimet e fundit se është ai që bën formacionin.

“Messi nuk është i aftë të heqë apo të fusë një lojtar në formacion , nuk është pjesë e personalitetit të tij, pasi kjo do të ishte një mungesë totale respekti në drejtim të trajnerit. Leo e kupton futbollin, ka të drejtë të thotë se si do të preferonte të luante dhe e vërteta është që ne jemi mësuar të luajmë me tredhëmbëshin. Por Leo gjithashtu e di se edhe gjatë rrugës në botëror, skuadra mund të ndryshojë taktikë. Nëse mund të jetë ky botërori i tij? Unë e shikoj super të pjekur, gati të bëjë dicka madhështore”.

Ndërkohë trajneri i Iranit, Carlos Querioz e kë vënë të stërvitet portierin e tij Haghigi me një makineri që gjuan topa me shumë shpejtësi. Do që ta pregatisë më së miri për bombardimet e Messit e Higuain me shokë. Të shohim se sa do ti shërbejë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/