E ftuar në "Zonë e lirë", këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri të cilës moderatori Arian Çani i bëri një intervistë të quajtur "Crazy" përshtatur me titullin e këngës me të cilën ajo konkurron në "Kënga magjike", u përgjigj edhe për një pyetje personale.
Një ndër pyetjet e intervistës ishte "Çfarë të çmend te ai si mashkull?", ndërsa Anxhela iu përgjigj: "Çfarë mund të më çmendi…".
"Jo çfarë të çmend tek ai, se mendojmë një të dashur e ke…", vazhdoi Çani ndërsa Anxhela u shpreh duke e përgjithësuar. "Në përgjithësi, buzëqeshja", tha Anxhela.
Me këtë përgjigje jo kundërshtuese Anxhela Peristeri pohon faktin se është dikush në jetën e saj që e bën të çmendet.





