27tetor 2015 – Policia e Tiranës arreston biznesmenin e ndërtimit, Rrapush Hoxholli. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha. Administratori i kompanisë “Goro shpk” shiste hyrjet e banimit më shumë se dy herë, raporton Abcnews. Ai gjithashtu merrte kredi duke lënë kolateral banesat e qytetarëve, por pa dijeninë e tyre. Me pas ai nuk e shlyente kredinë dhe si rezultat banka u merrte shtëpinë qytetarëve.
/portali DurresLajm/