Një 37-vjeçar në Durrës është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka mashtruar shitësin e automjetit të tij lidhur me pagesën e çmimit.
Sipas Policisë, materialet janë referuar në Prokurori nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar shitësin e automjetit të tij, në lidhje me pagimin e çmimit,” njofton Policia e Durrësit





