Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë bënë të mundur ndalimin e një shtetasi bjellorus, nën akuzën e mashtrimit.
Në pranga përfundoi Maksim Barysau 34 vjeç, banues në Bjellorusi.
Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim më shumë se një herë” parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.





