Analistja e të dhënave, Paulina Çakalli e ftuar në një studio televiizive, foli për sigurinë e të dhënave dhe strategjitë për t’iu shmangur mashtrimeve online.

Ajo theksoi ndër të tjera, se ka shumë sulme, por scam-et nëpërmjet rrjeteve sociale, tekstet, etj., nëse dikush të nis një mesazh dhe aty ka një link ku të kërkohet të klikosh, atëherë merr akses.

“Sado të përmirësohemi, ekziston risku që çdo gjë të vidhet. Është përmirësuar dhe ka vigjilencë nga institucionet. Edhe bizneset në bazë të kësaj eksperience e kanë rritur vigjilencën.

Ka shumë sulme, por scam-et nëpërmjet rrjeteve sociale, tekstet, etj. nëse dikush të nis një mesazh dhe aty ka një link ku të kërkohet të klikosh, atëherë merr akses. Ne jetojmë në një botë ku teknologjia ka avancuar.

Duhet të mendojmë edhe për ata individë që nuk e kanë njohurinë e duhur për të përdorur sistemet dhe çojnë të dhënat e tyre në çdo zyrë.

Nëse ti si individ nuk ke dijeni mbi botë digjitale, duhet të jetë një institucion shtetëror që ta ndihmojë për një certifikatë ose vërtetim pensioni. Moshat e reja e kanë më të lehtë dhe e kuptojnë më shpejt si të mbrohen.”