Zbulohet shqiptarja që u prangos teksa tentoi të përlante nga banka miliona dollarë me një cek fals. Gazeta greke “Ethnos” ka zbuluar se në krye të grupit që tentuan të këmbenin në bankën e Janinës një çek me vlerë 50 milionë dollarë të falsifikuar është shqiptarja nga Saranda, Athina Sh.
Sipas gazetës greke, ajo tashmë është arrestuar, e bashkë me të u arrestua edhe shqiptari Perikli Z, që raportohet si burri i saj dhe një tjetër shtetas grek nga Korfuzi, Aleksandro G., 55-vjeç.
Ata prisnin që dollarët t’i merrnin nga dega postare e Janinës pranë sheshit në qendër të qytetit.
Sipas medias greke këtë shumë kaq të madhe parash nuk mund ta kishte as një filial i madh banke në Gjenevë ose në Nju Jork.
Ketu nisën edhe dyshimet dhe pas tyre edhe alarmi. Athinaja me burrin shkuan pasdite në bankë, kur shërbimet në sportel ishin të kufizuara.
Ishin strukturat e hetimit në Selanik ato që sinjalizua autoritetet policore në Janinë. Pas hetimeve policia ra në gjurmë të mashtruesve dhe i ndoqi, edhe gjatë kohës kur u afruan në bankë.
Ndërkohe, hetimet bejne me dije se çifti nga Saranda thuhet se kishte mbërritur në Janinë për të mashtruar të moshuarit duke u hequr si punonjës të ndërmarrjes së menaxhimit të energjisë elektrike. Ata shfaqeshin neper familje me pretendimi se do i shpëtonin nga faturimi dhe kështu i merrnin paratë.
Ata u kapën mat në Bankën e Janinës. Sipas gazetës greke, ata ishin shumë të qetë dhe e kishin justifikuar shumën e çekut si para të një investimi në Amerikë.
/Panorama/





