Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme lidhur me operacionin e policisë, në të cilin u godit aktiviteti kriminal që mashtronin me viza amerikane.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin e suksesshëm të finalizuar sot në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese partnere.

Në këtë operacion është goditur një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore, janë arrestuar pesë shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ka shkruar Balla.