Shkodër, 24 maj 2014 – Një 20 vjeçar nga Shkodra i ka dërguar një personi që ka njohur në Facebook dhe jetonte në Francë 4 mijë euro për të blerë një makinë, por ky i fundit është zhdukur. Shtetasi me inicialet A. N denoncoi në polici mashtrimin që i është bërë.
Sipas policisë, 20 vjeçari nga Shkodra kishte komunikuar për makinat prej disa javësh në Facebook me personin që jetonte në Francë. I riu shkodran më pas i ka kërkuar babait shumën e parave dhe ja ka nisur me shërbimet e transfertave të njohurit të tij në Francë .
Ky i fundit, pasi ka tërhequr shumën e parave, ka shkëputur çdo kontakt me 20 vjeçarin nga Shkodra. Ende nuk është identifikuar autori i përvetësimit te parave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





