13 qershor 2015 – Dy ditë më parë, një shqiptar që akuzohet se ka trafikuar rreth 60 vajza shqiptare për prostitucion në Gjermani, është arrestuar nga policia e Malit të Zi.
Shtetasi H.F. u arrestua në Tuz, afër Podgoricës, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia gjermane.
Shqiptari, duke u premtuar se do t’u gjente burra për t’u martuar në Gjermani, ka dërguar atje rreth 60 vajza shqiptare, të cilat më pas i shiste te rrjetet e prostitucionit kundrejt shumave 500 deri në 1000 mijë euro.
Sipas policisë gjermane, ai gjithashtu kishte përfituar 200-400 euro për secilin person që e kishte transportuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani, përveç parave që përfitonte nga shitja e femrave.
Ai akuzohet për prostitucion dhe trafikim të qenieve njerëzore.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/