Në Tiranë është ndaluar një 27-vjeçar me inicialet E.N, i cili nëpërmjet mashtrimit u ka marrë mjetin “Smart”, dy qytetarëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31.03.2023, kanë bërë kallëzim dy shtetas se shtetasi E. N., ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip “Smart”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.