Një 48-vjeçar nga Tirana, i dënuar me 2 vite burg dhe i shpallur në kërkim nga uniformat blu, është arrestuar në Durrës.

Arrestimi i Eduard Nacollarit, banues në Tiranë, u bë nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës, në kuadër të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

“Shtetasi i mësipërm, ka qenë duke udhëtuar nga Italia për në Shqipëri me tragetin e linjës  Bari-Durrës dhe ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë më 30.10.15, e ka dënuar me 2 vite burg duke konsumuar veprën penale ‘Mashtrim në kredi’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nacollari iu dorëzua Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar Tiranë për veprime të mëtejshme.