Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 30-vjeçarin Arian Meli, i cili u arrestua nga policia katër ditë më parë për mashtrim ndaj fondeve humanitare të tërmetit.
Meli hapi në “Facebook” një llogari me emrin “Rilindje”, ku postoi një status në emër të kryeministrit, përmes të cilit u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, që në të vërtetë ishin llogari private të këtij shtetasi.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.





