Agjenti Santos Markez, është dënuar me 4 vite burg, për shkak të një mashtrimi që ka bërë për kalimin e Iker Kasijasit te Porto.

Markez ishte ndërmjetësuesi i transferimit të portierit spanjoll te Porto, por duket se ka dashur të fitojë sa më shumë nga kjo lëvizje.

Ai kishte ndërtuar një kompani fshehurazi dhe ndërkohë që po punonte ta transferonte lojtarin te Porto, partnerit të tij Horge Injacio, i kishte thënë se po përpiqej ta kalonte portierin në SHBA.

Kur Kasijas nënshkroi kontratën me Porton, Markez hapi kompaninë e tij dhe pa dijeninë e partnerit, në llogarinë e tij u depozituan 256 mijë euro, nga 753 mijë euro që Porto pagoi si komision, e gjitha kjo në fshehtësi të plotë.

Tani që gjithçka është zbuluar, Markez është dënuar me 4 vite burg, teksa ka të drejtë të apelojë vetëm në Gjykatën Supreme.