Nis hetimi dhe procedimi penal ndaj administratorit italian të një call center-i në Durrës, i akuzuar për mashtrim.
Policia njofton se Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar filuan procedimin penal në ngarkim të shtetasit italian G.R. 45 vjeç.
Kanë qenë dy punonjës të kësaj firme, shtetasit Sh.H. 25 vjeç dhe F.F. 27 vjeç, banues në Durrës, që kanë bërë kallëzim ndaj italianit, duke e akuzuar se nuk i ka dhënë pagën duke i mashtruar. Sipas tyre, rroga nuk i është dhënë për disa muaj punë.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.





