Një 50-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagranë nga blutë e qytetit bregdetar ditën e djeshme.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në lagjen nr.4, shtetasi L.T, vjeç 50, banues në Durrës, ka mashtruar duke i marrë një shumë lekësh dhe eurosh shtetasit E.T, vjeç, 23, banues në Durrës.
Mësohet se 50-vjeçari për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së Rendit.
I arrestuari akuzohet për veprat penale: "Mashtrimi", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", sipas neneve 143/2, 236 dhe 242 të Kodit Penal.





