Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 19 persona, të cilët kanë falsifikuar dokumentet, për të përfituar pension para mbushjes së moshës të përcaktuar me ligj.

Këta persona kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore duke përfituar pension të padrejtë. 19 personat të cilët janë të moshës 53-63 vjeç, akuzohen për “Mashtrim”, “Mashtrim në sigurime” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Personat nën hetim:

1. Xh.K, 58 vjeç lindur ne Urakë Mat dhe banues në Xhafzotaj Durrës,

2. N.M 55 vjeç, lindur në Macukull Mat dhe banues në Paskuqan Tiranë,

3. I.GJ 55 vjeç, lindur dhe banues në Vajkal Bulqizë,

4. P.S 58 vjeç lindur dhe banues në Vajkal

5. B.R 55 vjeç lindur Zall Dardhë Dibër dhe banues në Tiranë,

6. A.C 60 vjeç lindur dhe banues në Mat,

7. B.K 61 vjeç lindur dhe banues në Boçeve Dibër,

8. R.C 53 vjeç banues në Kamëz Tiranë,

9. L.K 61 vjeç lindur dhe banues në Valikardhë Bulqizë,

10. B.D 54 vjeç lindur në Lukan Dibër dhe banues në Bathore Tiranë,

11. V.T 54 vjeç lindur dhe banues në Burrel,

12. D Ç 60 vjeç lindur dhe banues në Trojakë Dibër,

13. M.I 61 vjeç lindur në Dovalan Dibër banues nëTiranë,

14. I.L 63 vjeç lindur në Viçisht dhe banues në Tiranë,

15. N.H 51 vjeç lindur dhe banues në Krujë,

16. R.K 60 vjeç lindur në Zogjaj Bulqizë dhe banues në Dibër,

17. S.F 54 vjeç lindur dhe banues në Klos,

18. N.T 54 vjeç lindur dhe banues në Shulbater Mat,

19. M.D 54 vjeç lindur dhe banues në Striçkan Bulqizë.