Ish-drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Florian Taçi i cili u arrestua pak ditë më parë për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, është lënë në burg.

Masa e arrestit është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Policia ka ushtruar kontrolle në zyrën e Taçit në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedentë. Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.