Një 25-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi mashtronte qytetarët duke iu premtuar punë në kompaninë ku punonte dhe pasi u merrte paratë zhdukej.

Xhuljana Fahri Çami  rezulton të jetë dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës, me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË
Më datë 22.08.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, Tiranë, bënë të mundur kapjen e shtetases në kërkim:
– Xhuljana Fahri Çami, 25 vjeç, banuese në Tiranë.
Këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.