Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe pasi mashtronte qytetarët online përmes Instagramit., O.K. u kallëzua nga një gazetar investigativ dhe përmes një llogarie në Instagram reklamonte makina me qira, ku mashtronte qytetarët.

Ai së bashku me kushëririn e tij A.K., 29 vjeç, i shpallur në kërkim, i mashtronin qytetarët se do t’u jepnin me qira automjetet e reklamuara në faqen e tyre në Instagram.

Të dy shtetasit janë banues në Koplik, ndërsa vijon puna e policisë për kapjen e A.K.