Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar të enjten e 31 tetorit në Selanik, pasi me anë të mashtrimit hynte në shtëpitë e njeërzve të moshuar dhe u grabiste para.

Nga hetimet e kryera, 50 vjeçari, gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, në zonën e Kalamarisë është afruar me persona të moshuar dhe duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi, ndërsa për të realizuar planin e tij, ai u kërkonte të hynte në shtëpi për t’u treguar si do bëhej puna.

Në shtëpitë e të moshuarve, duke përmendur nevojën për ndërhyrje, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së tyre dhe ka vjedhur shuma parash apo portofol, raporton CNN.Gr.

Me metodologjinë e mësipërme ka kryer katër raste vjedhjesh, duke i marrë shumën totale të parave prej 2020 euro.