Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e amerikano-kanadezes, Lyda Jolanda Harris, drejt Amerikës.

Gruaja amerikano-kanadeze është kapur në gusht të këtij viti në Rinas, teksa tentonte të udhëtonte drejt Gjermanisë.

Ndërkohë sipas dosjes mësohet se shpallja në kërkim e kësaj shtetaseje nga autoritetet amerikane është bërë pasi ajo ka mbledhur fonde me pretendimin për të ndihmuar një person që kishte probleme shendetësore dhe kishte nevoje për ndërhyrje kirgjikale.

Sipas autoriteteve amerikane ajo ka mbledhur nje shumë të konsiderueshme parash e më pas është larguar duke i përvetësuar ato. Nga hetimet ka rezultuar që kjo ka qenë një skemë mashtrimi pasi nuk ka pasur asnjë person të sëmurë që ka pasur nevojë për ndihmë.