3 raste mashtrimi janë denoncuar në policinë e Durrësit në 24 orët e fundit.
Ajo që bie në sy është fakti se mashtruesit e tyre kanë përdorur metoda të ndryshme për të futur në kurth viktimat e tyre.
Para të marra borxh, dyqan i shitur për herë të dytë, megjithëse i përkiste një personi tjetër, apo dhe një unazë e marrë përmes mashtrimit janë 3 rastet e denoncuara në policinë e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.M., vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit E.N., vjeç 62, banues në Durrës, i ka marrë një sasi lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.
- Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit D.T., vjeç 57, banues në Arapaj Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin F.M., vjeç 64, banues në Shijak, duke i rishitur ambiente “Dyqan”, të shitura më parë një personi tjetër. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.
- Më datë 04.07.2018, shtetasja K.V., vjeçe 37, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 01.07.2018, në lagjen nr.13, një shtetase e paidentifikuar i ka vjedhur me anë të mashtrimit unazën dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.





