GJIROKASTËR – Si pasojë e shirave të rrëmbyer të ditëve të fundit masivë dheu janë shkëputur dhe kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Tepelenë tek ‘Uji i Ftohtë’ dhe në vendin e quajtur ‘Subash’.

Edhe në pjesë të tjera të këtij aksi ka pasur probleme si pasoje e shirave të rrëmbyer. 

Bllokimi i rrugës ka ndodhur rreth orës 00:30 të ditë së sotme. 

Fatmirësisht shembja e masivëve të dheut nuk është pasuar me pasoja në njerëz apo mjete, por vetëm me bllokim të rrugës nacionale. 

Ndërkohë që shirat e rrëmbyer vazhdojnë të bien, për të zhbllokuar trasenë e rrugës nga dherat e shumtë, një fadromë po punon për të hapur rrugën që mban të bllokuar dhjetra autovetura dhe dy autobusë.