Reshjet e dendura të shiut të rëna përgjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte kanë shkaktuar rrëshqitje dheu edhe në kodrën e Currilave.

Pamjet që sjell operatori i “Durrëslajm” nga kjo zonë ilustrojnë fenomenin e erozionit.

Masive dheu janë shkëputur nga sipërfaqja e kodrës dhe kanë bllokuar një pjesë të rrugës, gjë që ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Pas rrëshqitjes, në vendngjarje kanë mbërritur fadromat për të hequr pjesën e dheut që ka rënë nga kodra.

Fenomeni i erozionit është mjaft i njohur në këtë zonë dhe, pavarësisht investimit miliona euro të realizuar vite më parë, sërish rrëshqitjet e dheut vijojnë me të njëjtin ritëm sa herë regjistrohen reshje shiu.