Një masiv shkëmbor është shembur dhe ka zënë poshtë një furgon në aksin rrugor Moglicë-Gramsh, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas turk, punonjës i HEC-it.

Sipas policisë,S. D., 35 vjeç ka qenë pasagjer në furgonin me targë AA 343 GS me drejtues V. O. 35 vjeç nga Korça. Ai rezulton të jetë punonjës në kantierin e HEC-it të Moglicës, dhe pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Gramshit, është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.