Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se shteti i Katarit ka ndihmuar Shqipërinë me 10 tonë materiale mbrojtëse, në këtë kohë të vështirë të koronavirusit.

Manastirliu i shpreh mirënjohje Katarit për këtë ndihmë të madhe, ndërsa publikon në “Facebook” fotot e mbërritjes së ndihmave në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë. 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira”, shkruan Manastirliu.