Kombinimi i limonit me vajin e ullirit janë një kombinim i famshëm për të stimuluar dobësimin.
Këta dy përbërës natyralë ndihmojnë trupin tuaj të nxjerrë të gjithë toksinat juaj nëse konsumoni një gotë çdo ditë.
Përveç përfitimeve të brendëshme që sjell kjo pije, ju mund ta përdorni edhe për trajtime të jashtme. Limoni dhe vaji i ullirit janë një mënyrë shumë efikase edhe e trajtimit të problemeve me lëkurën.
AgroWeb.org ju sugjeron një mënyrë të trajtimit të lëkurës me anë të këtij kombinimi perfekt.
Vaji i ullirit është i mbushur me antioksidantë si vitamina A dhe E. Ndihmon në pastrimin dhe rikuperimin e fytyrës së dëmtuar nga aknet, dielli, tymi i cigareve apo faktorë të tjerë të jashtëm.
Vaji i ullirit funksionon si një zbutës natyral, duke i lënë poret tuaja të pastra që mban larg krijimin e akneve. Është i këshillueshëm për fytyra delikate pasi do t’i japë fytyrës tuaj një ndjesi pastërtie dhe butësie të mrekullueshme.
Lëngu i limonit është një ilaç natyral që ndihmon në mbylljen e shenjave që shkaktojnë aknet.
Ngjyra e lëkurës tuaj do të jetë më e bardhë dhe më e ndriçuar për shkak se limoni do t’ju sigurojë një pastrim të thellë të saj.
Përzierja e këtyre dy përbërësve do t’ju japë efektin që dëshironi.
Për më shumë lexoni përgatitjen e maskës që AgroWeb.org ju sugjeron.
Përbërësit
2 lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle me lëng limoni
Përgatitja
Kombinoni dy përbërësit në një enë të vogël dhe trazojini mirë.
Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe në qafë duke shmangur zonën poshtë syve.
Lëreni të veprojë për 25 minuta, gjatë kësaj kohe sigurohuni që të vendosni një peshqir rreth qafës për të evituar ndotjen e rrobave nga maska.
Më pas lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me kujdes me një pëshqir të butë.
Më pas aplikoni kremin tuaj të përditshëm hidratues.