Gjatë ditëve të plazhit, vendosja e kremit me filtra mbrojtës apo kujdesi i treguar, nuk mund të jenë të vetmit që mund t’ju ndihmojnë për një lëkurë fytyre të nxirë njëtrajtësisht si dhe për nxirje afatgjatë.

Ekziston një lloj maske që ju vjen në ndihmë për të zgjidhur këtë problem.

Përzierja e brokolit dhe avokados përbën një përzierje ideale, e cila parandalon shfaqjen e rrudhave dhe ju ndihmon për nxirjen e njëtrajtshme të fytyrës.

Përbërësit:

4 copë brokoli,

3 lugë avokado,

2 dy lugë ujë mineral.

Përgatitja: 

Së pari, ziejeni brokolin, e më pas përziejeni me mikser. Aty shtojeni avokadon, të cilin më parë e keni bluar, si dhe ujin, e më pas përziejini përsëri mirë.

Vendoseni këtë maskë në fytyrë dhe mbajeni rreth 20 minuta, për ta shpëlarë më pas me ujë të ngrohtë.
Këshillohet ta përdorni maskën 2 herë në javë në periudhën e plazhit, kur fytyra ekspozohet në diell.