Pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha se maskat që përdorin mjekët kundër koronavirusit janë të skaduara, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama, duke shigjetuar liderin e opozitës shkruan se në vendin tonë ka vetëm një palë maska të skaduara, ato që nuk ndalen së kërkuari pushtet me shifje.
“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Rama.
Ndrsa gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka bërë sot një ftesë opozitës që të bashkohet me qeverinë e të luftojnë bashkë këtë situatë. Rama u shpreh se opozita është e mirëpritur që të bashkohet me mjekët që të njihen me skenarin dhe të japin dhe mendimin e tyre për përballimin e situatës. Kryeministri vuri gjatë mbledhjes edhe një maske ne fytyre, per te cilat opozita ka thene se jane te skaduara.
“Unë e përsëris që kjo maskë është njësoj si ajo e karantinës, si ajo që përdoret tek shtëpia e ushtarakëve. Dhe një vendim qeverie, pretendohet se ne kemi nisur sot punën për karantinën, a të mjerë. Duhet të shkonit dhe të bënit një vizitë tek Shtëpia e Ushtarakëve. Ajo është gati, por vendim i qeverisë është tjetër gjë. Do kemi dhe vendime të tjera që do vijojnë sipas planit dhe skenarit. Në vend që të ndiqni me sytë e skifterit sistemin shëndetësor, ejani bashkë me ne , njihuni me skenarin, njihuni me planin tonë, jepni mendimin tuaj”, u shpreh Rama.





