GJIROKASTËR- Grabitën me armë zjarri bashkëkombasit, pranga 2 shqiptarëve në Kakavijë.
Nga hetimet paraprake mësohet se Bushi Rukaj e Eugen Beca, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në tokën greke nëpërmjet kufirit jeshil dhe duke përdorur armë zjarri automatike dhe maska të cilat i fshihin në territorin e shtetit grek u kanë dalë përpara dy shtetasëve nga Vlora dhe Shkodra të cilët kalonin ilegalisht kufirin jeshil nga Greqia për të hyrë në Shqipëri .
Nën kërcënimin e armës së zjarrit shtetasit e arrestuar u kanë vjedhur shtetasëve V.M 36 vjeç nga Vlora dhe M.B 24 vjeç nga Shkodra 1325 Euro , një varëse floriri , një orë dore dhe dy telefona celularë.
Kapja dhe arrestimi i shtetasëve Bushi Rukaj dhe Eugen Beca, u bë në aksin rrugor Jergucat Kakavije , ku shtetasi Bushi Rukaj ishte duke drejtuar automjetin tip Benx me targa AA 247 EJ, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.





