KUKES, 19 prill 2013 – Një punonjës poste është dhunuar nga maskat në rrethin e Kukësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar ndërsa 50-vjeçari, Zenel Algjoni nga Shën Mëria e Kukësit po transportonte me automjetin e tij pensionet dhe ndihmat ekonomike për banorët e Shën Mërisë. Babai i tre fëmijëve është sulmuar ndërsa ishte duke iu drejtuar këtij fshati.

Burime të policisë së Kukësit bëjnë të ditur se Algjoni është qëlluar me mjete të forta dhe me tytën e pistoletës së njërit prej të maskuarve, pasi ka bërë rezistencë gjatë kohës që grabitësit tentuan të merrnin paratë.  

Pasi e kanë lënë të lënduar granitësit janë larguar nga vendngjarja bashkë me paratë. Ndërkohë mësohet se 50 vjeçari Algjoni ëhstë shoqëruar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku është në gjendje të rëndë.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/