Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
Maska me banane dhe luleshtrydhe ka një efekt shkëlqyes dhe stimulues, që përveç se është hidratuese dhe zbut lëkurën, i jep asaj shkëlqim dhe një pamje të ndritshme.
Përbërësit:
1 banane e pjekur
3-4 luleshtrydhe të pjekura
1 lugë gjelle me fara luledielli
Hidhni në mikser farat e lulediellit dhe bëjini pluhur.
Më pas shtoni bananen dhe luleshtrydhet.
Realizoni një masë kompakte dhe aplikojeni atë në fytyrë për rreth 20-30 minuta, në varësi të tolerancës lëkurës.
Kjo maskë këshillohet të përdoret 1-2 herë në javë.





