Për fat të keq sërish histori të kronikës së zezë me shqiptarë në shtetet fqinje.
Këtë radhë bëhet fjalë për një 42-vjeçare e cila u arerstua në Greqi nën akuzën se ka vjedhur bizhuteri me vlerë deri në 10 mijë euro. Emri i saj nuk bëhet i ditur.
Mediat greke raportojnë se gruaja punonte si pastruese në një shtëpi në Selanik dhe dyshohet se vjedhjet janë kryer nga fundi i shtatorit 2021 deri në janar të 2022, kur është kapur nga vetë pronarja e shtëpisë.
Rasti u denoncua në polici, e cila po heton nëse gruaja ishte e vetme apo në rrjet.





