Massimiliano Allegri zgjedh Juventusin. Trajneri nga Livorno kthehet tek skuadra nga e cila u largua dy vite më parë. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe 53-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje kanë kanë përcaktuar detajet e fundi të një kontrate trevjeçare. Andrea Pirlo shkarkohet pas vetëm një sezoni.

Si Interi, që u përpoq deri në të fundit duke luajtur kartën “Marotta” për të bindur Allegrin, dhe Reali i Madridit, që shkarkuan Zidane, duhet të gjejnë alternativa të tjera për stolin.Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi marrëveshjes nga klubi bardhezi, që sot organizon mbledhjen e aksionarëve. Allegri duhet të nisë që tani planifikimin e merkatos.