Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka zhvilluar sot një takim me drejtuesin e projektit për hartimin e Master Planit të Kanalizimeve dhe Ujërave të Shiut për të gjithë Durrësin e Madh.

Inxhinieri Dimitrios Efraimidis do të udhëheqë projektin strategjik, që do të përcaktojë zhvillimin e qytetit për dekadat e ardhshme, deri në vitin 2050.

Projekti financohet nga Qeveria Franceze përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe zbatohet për herë të parë në Shqipëri.

“Kisha kënaqësinë të prisja në një takim drejtuesin e projektit, Ing. Dimitrios Efraimidis, i cili për një vit do të udhëheqë hartimin e Master Planit të Kanalizimeve dhe Ujërave të Shiut për të gjithë Durrësin e Madh, një projekt strategjik që do të përcaktojë zhvillimin e qytetit për dekadat e ardhshme, deri në vitin 2050.

Ky projekt, i financuar nga Qeveria Franceze përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), zbatohet për herë të parë në Shqipëri dhe synon të garantojë një menaxhim modern, të qëndrueshëm dhe efikas të ujërave, duke mbrojtur qytetin dhe mjedisin, në funksion të përmirësimit të jetës së çdo qytetari.

I shpreha mirënjohjen dhe garantova mbështetjen e plotë të Bashkisë së Durrësit për realizimin e këtij Master Plani të shumëpritur”,– shkruan Sako.