MAT, 22 prill 2013 – Një 33-vjeçar i ka vënë flakën vetes sot në fshatin Stojan të Matit. 

Mësohet se 33 vjeçari Gegë Stojani me banim në Laç, ka shkuar në fshatin e zonës së Matit dhe pasi është lyer me benzinë i ka vënë flakën vetes për shkaqe ende të panjohura. 

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

Nuk dihet ende se cili ishte motivi që e shtyu 33 vjeçarin të ndërmerrte aktin ekstrem.