TIRANË, 19 gusht 2013 – Java e re në Mat fillon me një tërmet. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje toke më 19 gusht 2013 orët e para të javës së re. Ka qenë ora 1:23:48 (GMT) ose ora 3:23:48 (koha verore e Shqipërisë), kur ka ndodhur një ngjarje tektonike me forcë M=2.5, me epiqendër në thellësinë 10 km, 10 km në vijë ajrore në juglindje të qytetit të Burrelit, në koordinatat 41.58°V, 20.14°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Sateliti e lokalizon në një lartësi 800 metra (shih hartën nr. 2 dhe foton nga kozmosi, shigjeta e gjelbër).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/