25 maj 2015 – Matematicieni i njohur amerikan John Nash, historia e të cilit u shndërrua në film, ka vdekur pas një aksidenti me makinë. Nash, 86 vjeç, po udhëtonte me një taksi në New Jersey bashkë me gruan e tij Alice, 82 vjeçe e cila gjithashtu ka ndërruar jetë.
86-vjeçari u bë i njohur për teorinë e tij të lojërave, duke u nderuar me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 1994. Zbulimet e tij në matematikë dhe sfida me skizofreninë, ishin në qendër të filmit “A beautiful mind”.
Russell Crowe, që ka lujtur rolin e Nash-it në këtë film, përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për këtë humbje.
Raportet e para tregojnë se John dhe Alice nuk kishin vënë rripat e sigurisë në momentin kur kishte ndodhur aksidenti.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/