Një debat i fortë ka shpërthyer gjatë ditës së sotme (e enjte) mes Mirit dhe Mateos.

Përplasja erdhi pas deklaratës që Miri bëri gjatë Prime-it të kaluar në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se kishte një pëlqim për Selinën dhe se e vlerësonte për lojën që ajo po bën në shtëpi. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Mateo, i cili gjatë ditës së sotme e ka vënë në siklet banorin me pyetje të drejtpërdrejta.

Gjatë debatit në oborr, Mateo e pyeti Mirin nëse do të ishte i gatshëm të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinin, duke e çuar diskutimin në një tjetër nivel tensioni.

Në debat u përfshi edhe Juela, e cila iu kundërpërgjigj Mateos duke i thënë se ai po përpiqet të imitojë lojën e Rogertit, gjë që e ashpërsoi edhe më tej situatën mes banorëve.

Pjesë nga debati mes tyre:

Mateo: Po si thua, e dua gocën e huaj, ore. Ore, si qan për gocën e huaj? Je i martuar dhe thua se do gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: A do ishe ndarë për Selinën?

Miri: Po ç’lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme.

Mateo: Ta bekoftë Zoti!

Miri: Nëse thua ‘ta bekoftë Zoti’, duhet të të vijë turp që e përdor.

Mateo: A do ishe ndarë me gruan tënde për Selinën?

Juela: Ti nuk ke Zot ore. Nuk e bën dot lojën e Rogertit ti me provokime.

Miri: Të të vijë turp! Je i pafytyrë që përmend bashkëshorten time.

Mateo: Po të bëj një pyetje të thjeshtë, normale. Pse nuk më kthen përgjigje? Ke thënë se e do.

Juela: Nuk të shkon me atë buzëqeshje të stampuar.

Mateo: Ke qarë në dhomën e rrëfimit. A do ishe ndarë për Selinën?.