Kreu i Kadastrës Artan Lame është shprehur se drejtoria e Durrësit ka ngritur një grup pune për të bërë inventarizimin e dosjeve së pasurive të palujtshme.

Lame tha se situata e trashëguar në zyrën e arkivit të regjistrimit të pasurive në Durrës kalon çdo imagjinatë, pasi ka shumë mangësi.

Arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre.

Situata e trashëguar në arkivin e regjistrimit të pasurisë në Durrës, tejkalon çdo lloj imagjinate. Gjithsej arkivi ka 1063 regjistra dhe vetëm 152 të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të paprekur. Gjithë të tjerët që janë gjithsej 908 regjistra paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre. Në këto regjistra mungojnë 730 fletë, që mungojnë fare nga regjistri. Fleta nga fleta ndryshon. Kushdo që ka punuar një ditë të vetme në administratën shtetërore e di që regjistrat sekretohen me një vulë. Vetëm faqet që mungojnë tërësisht janë 730 faqe.

Nga një anë, do të thoja se është përgjegjësi e të gjithë neve, e kujtdo që ka lejuar të punohet në këtë mënyrë në këto zyra. E gjithë gjëja ka qenë e ngritur në sistem. I gjithë arkivi ka qenë në një tavolinë ku mund të punonte gjithkush. Në momentin që rregulloret nuk e kanë të përcaktuar, natyrisht, kujt t’i vësh gishtin mes të të gjithëve.

Mjaft më me këtë histori, me këtë situatë. Mos e thoni se ku janë zyrat e kadastrës! Qytetari duhet të aplikojë dhe të presë shërbimin në e-Albania. Ka përgjegjësi tani për situatën, ka sistem kamerash dhe sistem të mbrojtjes. Ky material do t’i përcillet dhe zyrën së drejtësisë dhe kryeministritMos ndërhyni për këtë situatë, kjo është arsyeja pse do të depozitohet në këtë insitucione. Zgjidhja e kësaj situate do të jetë digjitalizimi dhe skanim.” tha Lame.