Materniteti i spitalit të Durrësit është pajisur me aparatura të reja të teknologjisë më të fundit. Bëhet fjalë për pajisje të ekografisë dhe inkubatorë për bebet e sapolindura, të cilat i vijnë në ndihmë personelit të maternitetit.
Mjekja obstetër-gjinekologe, Diana Shahini, shprehet se bëhet fjalë për eko 3D dhe 5D, të cilat janë një ndihmë mjaft e madhe për ekzaminimet e ndryshme të grave shtatzëna.
Pajisjet e reja janë mundësuar falë një fondi të akorduar nga Banka Botërore në ndihmë për pajisjen e spitaleve tona me aparatura dhe pajisje bashkëkohore.
K.H.





