Një ditë pasi u inaguruan punimet për ndërtimin e maternitetit të ri “Mbretëresha Geraldinë”, kryeministri Edi Rama ka postuar një video këtë të premte në Facebook, ku zbulon se me projektin e ri do të ruhet dhe restaurohet godina historike.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku do të ruhet e restaurohet godina historike dhe do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët, me një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës, por me teknologji të standardeve europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.