Kreu i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas prezantimit të reformës së ujit nga kryeministri Rama, ku do të viheshin matësa edhe nëpër puse.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Vasili akuzon Ramën se po u zhvat para të varfërve që i la pa ujë dhe krijuan një pus me djersën e tyre.

Më tej, Vasili iu bën thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë vendim të narkokryeministrit, i cili u hap autostrada drogës dhe krimit dhe fut në skamje të varfrit sipas tij.

STATUSI I PLOTË

Kryeministri llafazan, thene me thjesht kryeministri llafeshumë e punëhiç, do t'u zhvase para edhe te varferve, qe i la pa uje dhe qe bene me thonj, me djerse dhe me parate e tyre nga nje pus per uje per nevojat me minimale te jeteses. Turp i padegjuar! Vetem ky kryeminister e ka bere ne historine e Shqiperise, sepse as kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte, as Zogu as Enveri nuk e bene. Ky oligarkeve ua ul taksat dhe detyrimet, te varferve ua ve shqelmin ne fyt. Nuk u çoi as ujesjellsa dhe as uje ne shtepi.Tani te varferit duhet te paguajne per ato puse uji, qe kane ndertuar po vete. Refuzojeni me te gjithe fuqine kete narkokryeminister, qe u hap autostrada, droges dhe krimit dhe fut ne skamje te varferit.