Alternativa e re për mesfushën e Interit është Nemanja Matic. Drejtuesit e klubit zikaltër, prej kohësh kanë nisur punën e tyre ne transferimin e elementëve ciëlsorë në radhët e skudrës, në mënyrëe që tekniku i tyre, Luciano Spalleti të ketë në dispozicion një organike të plotë dhe të denjë në luftën për titull kampionë edhe pse ende godtija e madhe nuk ka ardhur. Sidoqoftë, mesfushorit i Chelse-t, Nemanja Matic ka një kontratë më “Blutë e Londrës” që skadon më 2019.
Përflitej se a ardhmja e tij do të ishte tek Man.United, por ardhja e Lukakut tek “Djajtë e Kuq” nuk i ka pëlqyer manjatit rus të kampionëve të anglisë, Roman Abramovich dhe nisur nga kjo mes këtyre dy klubeve, vështirë se mund të flitet për transferime futbollistësh nga njëri klub në tjetërin. Chelsea është i gatshëm ta lejojë largimin e Matic, por që një gjë e tillë të ndodhë, Interit i duhet të paguajë 40 milionë Euro, shumë të cilën zikaltërit e konsiderojnë si të lartë.
Profili i futbollistit serb është ideali për skemat e Spalletit dhe duket se janë shumë të vendosur për të siguruar shërbimet e tij në një formë ose në një tjetër. Ardhja e Bakayoko tek Chelsea, i ngushton hapsirat mesfushorit dhe ai nuk është më zgjedhja e parë e teknikut të kampionëve të anglisë, Antonio Conte. Pritet që mes palëve të ketë një takim nga ku do tentohet të gjendet gjuha e përbashkët për një ulje të shumës së kërkuar. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të fokusi do të kalojë tek futbollisti i Sevillias, N’Zonzi.