Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar në lidhje me tërheqjen e të nominuarit të tij për prokuror të përgjithshëm, Matt Gaetz. Trump përmes një postimi shkruan se i vlerson shumë përpjekjet e fundit të Matt Gaetz për të marrë miratimin që të bëhet prokuror i përgjithshëm.
“Unë i vlerësoj shumë përpjekjet e fundit të Matt Gaetz për të marrë miratimin që të bëhet prokuror i përgjithshëm. Ai po bënte një punë shumë të mirë, por, njëkohësisht, nuk donte të ishte problem për administratën, për të cilën ka shumë respekt. Matt ka një të ardhme të shkëlqyer dhe mezi pres t’i shoh të gjitha gjërat e mëdha që ai do t’i bëjë”, shkroi Trump në Truth Social.