1 qershor 2015 – Partia Demokratike e Matteo Renzi-t ka fituar thuajse në 5 nga 7 rajonet e Italisë në zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e diel.
Pavarësisht fitores në 5 nga këto rajone, Partia e Renzit nuk ka treguar të njëjtën forcë si në zgjedhjet e Parlamentit Europian vitin e kaluar. Kjo është interpretuar si pakënaqësi në rritje e popullit italian që duket i pakënaqur me reformat e qeverisë për punësimin dhe taksat.
Pjesëmarrja në votimet e së dielës ishte shumë e ulët, gati sa gjysma e personave me të drejtë vote, dhe për këtë sipas analistëve në vendin fqinj ka ndikuar e diela si ditë pushimi që është, pasi njerëzit kanë preferuar më mirë plazhin se sa kutitë e votimit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/