Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datën e provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2019-2020.
Provimet do të nisin më 8 qershor me Gjuhën e huaj, për t’u mbyllur më 18 me lëndët me zgjedhje.
Kështu, në vetëm dhjetë ditë maturantët do të japin plot katër provime, tri me detyrim dhe ato që kanë zgjedhur përmes Formularit A1.
Sipas MASR provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Datat e provimeve
Gjuhë e huaj – 8 qershor
Gjuhë Shqipe – 11 qershor
Matematika – 15 qershor
Provimi me zgjedhje – 18 qershor





