Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi për hapjen e procesit të aplikimeve për formularët A1, ku nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026 dhe A1Z për maturantët e viteve të kaluara që të kenë mundësi të konkurrojnë për të studiuar në universitet këtë vit.
Sipas njoftimit, aplikimet për maturantët do të zhvillohen në datat 5–7 maj, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, përmes platformave zyrtare online, duke u mundësuar nxënësve plotësimin në kohë të procedurave për pjesëmarrje në provimet e Maturës Shtetërore.
Procesi i aplikimit synon të sigurojë një administrim të thjeshtuar, të shpejtë dhe transparent për të gjithë maturantët në rang vendi, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026.





