Tiranë, 2 prill 2014 – Publikohen datat e provimeve të maturës. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj i ka bërë publike sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore, gjatë një takimi për guidën e maturës. Zv.ministrja Malaj dha garanci për zhvillimin e një Mature Shtetërore me cilësi dhe standarde. 

“Ka përfunduar aplikimi i maturantëve. Janë marrë masa që orët e konsultimeve të jenë pjesë e Maturës Shtetërore. 90% e maturantëve kanë informacionet e nevojshme për Maturën Shtetërore. Kemi nxjerrë datat e provimeve mënyrën si do realizohen dhe kohën. Sot duam të lançojmë edhe guidën e maturantit”, tha Malaj. 

Duke folur për guidën, Malaj tha se, nuk do të jetë vetëm për maturantët si individët, por edhe për prindërit e tyre për të parë dhe të dinë se çfarë pritshmërishë të kenë.
 
Ndërsa duke folur për kuotat e universiteteve, Malaj tha se, nuk janë përcaktuar.
“Kuotat ende nuk janë përcaktuar se sa janë pasi është duke u punuar për këtë gjë.
Nga kandidatët e vjetër janë 6 mijë maturantë që konkurrojnë sërish”
, tha ajo.

 
DATAT E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE
 

Gjuha e huaj– 19 maj 2014
Gjuha Shqipe– 30  maj 2014
Matematika– 9 qershor 2014
Provimet me zgjedhje– 18 qershor 2014

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/